Rezistenca ndaj insulinës shfaqet shumë kohë përpara se të manifestohet diabeti tip II apo të bëhet e dukshme hiperglicemia. Vlerësimi i hershëm i rezistencës ndaj insulinës është thelbësor për ndërhyrje në kohë dhe parandalim të progresionit të sëmundjes. Një nga metodat më të besueshme për këtë qëllim është Vlerësimi Homeostatik i Rezistencës ndaj Insulinës (HOMA-IR), i cili llogaritet në bazë të niveleve të glukozës dhe insulinës esëll. Formula origjinale, është publikuar nga Matthews et al. (Diabetologia, 1985). Një version i përmirësuar i këtij modeli është propozuar nga Levy et al. (Diabetes Care, 1998).
Insulina
Glukoza