I. Emri dhe kontaktet e kontrolluesit
Kontrolluesi në përcaktimin e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", neni 3, është:
Labor Dr. Limbach Heidelberg Germany shpk
Rr. Tish Daija 8, 1019, Kompleksi Kika 2, Tiranë
Tel: +355 4 452 2000
info@labor-limbach.al
II. Mbrojtja e të dhënave personale
Bazohet në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe ligjin nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale":
- në përpunimin në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme;
- në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
- të dhënat duhet të jenë të mjaftueshme, të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
- në saktësinë nga ana faktike dhe, kur është e nevojshme, përditësimin e kryerjen e çdo veprimi për të siguruar që të dhënat e pasakta e të parregullta të fshihen apo të ndryshohen;
- në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
III. Informacion i përgjithshëm në lidhje me përpunimin e të dhënave personale
Në principin tonë, ne përdorim vetëm të dhënat personale të vizitorëve të website deri në nivelin e nevojshëm që të sigurojë një website funksional.
Baza ligjore e përpunimit të të dhënave personale
Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale"
Fshirja e të dhënave dhe kohëzgjatja e arkivimit
Të dhënat personale të subjektit të të dhënave do të fshihen ose përpunimi i tyre do të kufizohet sapo qëllimi për të cilin ata janë përpunuar të mos aplikohet më. Ato gjithashtu mund të përpunohen nëse një legjislaturë kombëtare e ka parashikuar këtë si në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", ose në statute ose në dispozita të tjera ligjore të cilat u nënshtrohet kontrolluesi.
Kontrolluesi kryen vetë ose me kërkesë të subjektit të të dhënave korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale, kur vëren se janë të parregullta, të pavërteta, të paplota ose janë përpunuar në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
IV. Mbledhja dhe ruajtja e të dhënave personale
Kur viziton faqen labor-limbach.al, browser-i i përdorur në pajisjen tuaj elektronike dërgon automatikisht informacione në serverin e faqes sonë të internetit. Ky informacion ruhet përkohësisht në një "log file".
Informacionet e mëposhtme mblidhen pa ndërhyrjen tuaj:
- adresa e IP
- data dhe koha e aksesit
- emri dhe URL-ja e skedarit të marrë
- website prej nga bëhet aksesi (URL referuese)
- browser i përdorur dhe, nëse është e zbatueshme, sistemi operativ i kompjuterit tuaj, si dhe emri i ofruesit të aksesit tuaj
Ne i përpunojmë këto të dhëna për qëllimet e mëposhtme:
- nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin
- për hartimin dhe përmbushjen e kontratave, në të cilat subjekti i të dhënave personale është palë
- për të mbrojtur interesat jetikë të subjektit të të dhënave
- për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit
- për kryerjen e një detyre ligjore me interes publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit
- për ndjekjen e interesave legjitimë të kontrolluesit ose të një pale të tretë
Formulari i kontaktit dhe kontakti me e-mail
Përshkrimi dhe fusha e përpunimit të të dhënave
Website ynë përmban një formular kontakti për të kërkuar informacioni i cili mund të përdoret për vendosjen e një kontakti elektronik.
Këto të dhëna janë:
- emri dhe mbiemri
- adresa e e-mail
- tituli/përmbajtja e mesazhit
Të dhënat e mëposhtme do të ruhen gjithashtu:
- adresa e IP e përdoruesit
- data dhe koha e regjistrimit
Përdorimi i Google Maps
Ne integrojmë hartat e ofruara nga shërbimi "Google Maps" i ofruesit Google LLC, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA, në mënyrë që të paraqesim informacionin gjeografik në formë vizuale.
Kur përdoret Google Maps, Google gjithashtu përpunon të dhëna e vizitorëve të website që përdorin funksionin e Maps. Google mund të transferojë informacionin e marrë përmes Maps te palët e treta kur kërkohet ta bëjnë këtë me ligj, ose kur palë të treta të tilla përpunojnë këto të dhëna në emër të Google.
Informacione të mëtejshme mbi përpunimin e të dhënave nga Google janë në dispozicion në: www.google.com/policies/privacy/
Përcjellja e të dhënave
Të dhënat tuaja personale nuk do t'i dërgohen palëve të treta për ndonjë qëllim tjetër përveç atyre të shënuara më poshtë.
Ne i kalojmë të dhënat tuaja personale palëve të treta vetëm nëse:
- ju keni dhënë konsentin tuaj të qartë për këtë, në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale"
- përcjellja e tyre është e nevojshme në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale"
- kjo është ligjërisht e lejueshme dhe e nevojshme në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale"
Të drejtat tuaja si subjekt
Të drejtat tuaja si subjekt janë të caktuara në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale".