Dr. Hans-Jakob Limbach, themeluesi i Limbach Gruppe dhe Limbach Network: "Në Shqipëri kemi sjellë të njëjtin standard që ne kemi ndërtuar në Gjermani por edhe në 15 shtete të Europës për më shumë se 40 vite."
Laboratori Dr. Limbach në Tiranë:
Më shumë se një laborator, një epokë e re në Diagnostikën Laboratorike Shqiptare Laboratori Dr. Limbach në Tiranë është një qendër moderne dhe e specializuar diagnostike, pjesë e rrjetit më të madh laboratorik në Evropë. I ndodhur në zemër të kryeqytetit dhe i ndërtuar mbi një sipërfaqe prej mbi 600 m², laboratori është projektuar sipas modelit të laboratorit qendror të Heidelberg në Gjermani, duke kombinuar konceptin “open-space” me një infrastrukturë të optimizuar për efikasitet maksimal dhe siguri të lartë.
Gama e plotë e analizave laboratorike
Laboratori ofron një gamë të gjerë shërbimesh diagnostike, që mbulojnë të gjitha disiplinat kryesore laboratorike:
Transport inovativ i mostrave
Në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Europian, ne jemi i vetmi laborator në Shqipëri që realizon transportin e mostrave biologjike të ndjeshme në temperatura ultra të ulëta (-40°C deri -80°C), përfshirë përdorimin e azotit të lëngshëm, një praktikë inovative për vendin tonë, që garanton ruajtjen e integritetit të mostrës dhe cilësisë së analizës.
Cilësi e certifikuar ndërkombëtarisht
Për të siguruar besueshmërinë e rezultateve, laboratori merr pjesë katër herë në vit në kontrolle të jashtme të cilësisë (EQA), të organizuara nga institute të pavarura ndërkombëtare. Gjatë këtyre proceseve, analizohen mostra me vlera të panjohura, dhe rezultatet tona krahasohen me vlerat e referencës për të verifikuar saktësinë dhe qëndrueshmërinë e diagnostikës.
Investim i vazhdueshëm në dije dhe shkencë
Laboratori investon vazhdimisht në edukimin profesional të stafit mjekësor dhe teknik, duke mbështetur pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare dhe trajnime të specializuara. Për më tepër, ne nxisim dhe mbështesim kërkimin shkencor, me studime që shpesh publikohen në revista ndërkombëtare të indeksuara me faktor të lartë impakti, duke kontribuar në zhvillimin e shkencës në Shqipëri.
Promotorë të inovacionit në Shqipëri
Laboratori është lider në sjelljen e metodave të reja diagnostike në vend, duke rikujtuar ndër të tjera:
Hapja e Laboratorit Dr. Limbach në Tiranë përfaqëson angazhimin tonë për të sjellë në Shqipëri një model bashkëkohor diagnostik, të ndërtuar mbi teknologji të avancuar, staf të kualifikuar dhe një filozofi pune që vendos pacientin dhe kujdesin cilësor në qendër të çdo analize.
Qëllimi ynë është të ofrojmë të njëjtin nivel shërbimi si në laboratorët më të avancuar evropianë, pa qenë e nevojshme që pacientët të udhëtojnë jashtë vendit për diagnostikë të saktë dhe të besueshme.
STANDARDI I VËRTETË GJERMAN VETËM NË RRJETIN DR.LIMBACH