Dr. Hans-Jakob Limbach, themeluesi i Limbach Gruppe dhe Limbach Network: "Në Shqipëri kemi sjellë të njëjtin standard që ne kemi ndërtuar në Gjermani por edhe në 15 shtete të Europës për më shumë se 40 vite."
Dr. Hans Jakob Limbach hap laboratorin e tij të parë në Heidelberg të Gjermanisë, qendra e ekselencës mjekësore.
Pjesë e rrjetit Limbach bëhen më shumë se 15 laboratore në gjithë Gjermaninë.
1. Themelimi i Limbach Gruppe, me më tepër se 40 laboratore në Gjermani.
2. Internacionalizimi: përhapja e Rrjetit Limbach në >15 shtete të Europës Qendrore dhe Lindore.
Zyrtarisht rrjeti laboratorik mjekësor më i madh në Gjermani.
Më shumë se 3000 lloje testesh të performuara në Rrjetin Limbach.
Hapja e Laboratorit Dr. Limbach Albania, ndërtuar sipas standardeve të avancuara të cilësisë, me teknologji moderne dhe një qasje të personalizuar ndaj çdo pacienti, moment kyç në zhvillimin e kujdesit shëndetësor të popullatës vendase.
Hapja e Laboratorit Dr. Limbach Kosovo,duke siguruar të njëjtin kualitet për shqiptarët e Kosovës.
Sot, Limbach Gruppe zotëron rreth 25% të tregut të laboratorëve diagnostikë në Gjermani dhe është sinonim i cilësisë së lartë, ekspertizës së thelluar mjekësore dhe inovacionit të vazhdueshëm.
Hapja e Laboratorit Dr. Limbach në Tiranë përfaqëson angazhimin tonë për të sjellë në Shqipëri një model bashkëkohor diagnostik, të ndërtuar mbi teknologji të avancuar, staf të kualifikuar dhe një filozofi pune që vendos pacientin dhe kujdesin cilësor në qendër të çdo analize.
Qëllimi ynë është të ofrojmë të njëjtin nivel shërbimi si në laboratorët më të avancuar evropianë, pa qenë e nevojshme që pacientët të udhëtojnë jashtë vendit për diagnostikë të saktë dhe të besueshme.
STANDARDI I VËRTETË GJERMAN VETËM NË RRJETIN DR.LIMBACH